Sot zyrtarë policorë kanë bastisur Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, banesën dhe restaurantin në pronësi të Ridvan Muharremi.
Pas përfundimit të tyre janë arrestuar: ky i fundit dhe dy zyrtarë të MINT-it për dyshimet se janë përfshirë në keqpërdorime me rezervat shtetërore.
Kush është prokurori që po heton këtë rast?
Ja kush është prokurori që po heton keqpërdorimet e pretenduara me rezerva shtetërore
Prokurori, Valdet Gashi, ka hetuar rastin e njohur si “afera e 53 milion eurove”, të cilat Pal Lekaj në kohën sa ishte ministër i Infrastrukturës i kishte dhënë kompanisë Bechtel Enka.

Ai ka hetuar edhe rastin e vjedhjes së dy milion eurove të vjedhura nga thesari i shtetit, në kohën sa Hykmete Bajrami ishte ministre e Financave.
Hedhja e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe rastin e kapjes së 400 kilogramëve kokainë në Lipjan ishin hetuar nga Gashi poashtu.
Studentët e Pejës dalin në protestë kundër sulmeve ndaj Ramu...
Guterres përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, thirrje...
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushi...
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë