Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka bërë publik votat që ka marrë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai në një intervistë ka theksuar se deri më tani ka marrë mbi 14 mijë e 300 vota.
Duke folur në emisionin DPT te Fidani në T7, Bajqinovci ka thënë se paragjykimet që janë për këtë parti janë të gabuara.
“Unë jam futur në VV që diku një muaj. Jam futur pak para fushatës dhe pyetjet e të tjerëve se çfarë është gjendja brenda kanë qenë të shumta. Mund të them se në Vetëvendosje ka demokraci të madhe”, tha ai.
“Aty lejohet mendimi ndryshe pasi ekziston një frymë demokratike brenda kësaj partie”
Tutje Bajqinovci thotë se iu bashkua këtij subjekti pasi që është i vetmi që ofronte shpresë për vendin pas shumë viteve të qeverisjes së dobët./t7/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë