Ky është numri i bashkatdhetarëve që kanë ardhur të shtunën në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës

07:27 | 20 Dhjetor 2020

Vetëm gjatë ditës së djeshme (e shtunë) në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, janë realizuar 35 fluturime komerciale.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Ardhjen e bashkatdhetarëve, ai e ka quajtur lajm të mirë për ekonominë e vendit, raporton arbresh.info.

“Vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës sot arritën mbi 9 mijë bashkë-atdhetar, dhe u realizuan mbi 35 fluturime komerciale. Ardhja e bashkë-atdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet Kosovare që bashkohen në këto ditë festash”, shkruan Abrashi.

Po ashtu, Abrashi ka thënë se situata sa i përket zbatimit të masave anti-COVID janë nën kontroll./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara