Ky është moti që do të mbizotërojë sot në Kosovë

07:02 | 2 Tetor 2022
A Z

Mot me vranësira dhe intervale me diell, kjo situatë stabile meteorologjike vije si rezultat i masave të qëndrueshme të ajrit të cilat do të jenë prezent mbi territorin tonë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, situatë pothuajsee ngjashme meteorologjike do të mbizotërojë në gjithë territorin e Republikës, me luhatje të lehta në vlerat e temperaturave ekstreme, minimaleve dhe maksimaleve.

Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale