Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, për dallim nga kryekomunarët e tjerë, ai duket të jetë më i varfëri në Kosovë.
Në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme, Suma ka deklaruar një shtëpi me sipërfaqe prej 197 metra katror e ndërtuar në vitin 2007 në vlerë prej 50 mijë eurosh. Suma këtë shtëpi e ka deklaruar si pasuri me prejardhje nga prindërit.
I pari Hanit të Elezit ka deklaruar edhe një tokë prej 615.00 m2 vlera e të cilës është 60 mijë eurove. Kjo tokë sipas Sumës është e përbashkët me familjarët.
Në rubrikën e Parave të Gatshme, Suma ka deklaruar se ka para në bankat e Kosovës. Vlera të gjithë këtyre pareve është hiç më shumë se 1 mijë e 400 euro. Kurse si para të kursyera të prindërve Suma i ka deklaruar se janë 4 mijë euro.
Krejt në fund ai ka sqaruar se në deklarimin e pasurisë ai nuk e ka përfshirë edhe pensionin e familjes së dëshmorëve.
Kurse, si të hyra vjetore Suma ka treguar se nga paga Kuvendi Komunal merr 14 mijë euro. Si dhe Pension i TMK-së në vlerë prej 2,628.00.
Ndërkaq për dallim nga kryetarët e tjerë apo zyrtarë të shtetit, Suma nuk ka fare veturë personale.
Ndryshe Suma njihet edhe si një nga kursimtarët më të mirë nga kryetarët e komunave. Ai është parë duke rregulluar varrezat e dëshmorëve, e duke hequr borën nga rrugët e Hanit të Elezit gjatë stinës së dimrit. /Gazeta Fjala/.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...