Thomas Kortendiek, 39-vjeç, është shtetasi gjerman i cili është gjetur i vdekur si pasojë e rënies nga kati i një hoteli në Mitrovicë.
Ai kishte kohë që jetonte në Kosovë, duke punuar për një kompani që merrej me projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës.
Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë, ka thënë për portalin arbresh.info se vdekja e tij po cilësohet si e dyshimt.
“Një 39 vjeçar ka vdekur si pasojë e rënies nga kati i një hoteli. personi i vdekur është shtetas i huaj. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar Avni Zahiti./arbresh.info/

Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...