Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një qytetar ka ndërruar jetë në rrethana të papritura, sapo kishte marrë pensionin.
Rasti është raportuar rreth orës 20:30 nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren, ku i ndjeri ishte sjellë nga autoambulanca.
Burimet e portalit Arbresh.info kanë bërë me dije se personi në fjalë kishte humbur ndjenjat në rrugën “Nazim Pulaj”.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se viktima e këtij rasti është 74-vjeçari, Shukri Ponik.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar në Emergjencë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit kujdestarë dhe Njësia e Hetimeve Rajonale.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.
Rrethanat e vdekjes do të shqyrtohen përmes hetimeve të mëtejme, ndërsa pista fillestare nuk sugjeron ndonjë element të dyshimtë penal.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...