Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës në rendin e ditës ka pasur disa çështje, megjithatë ndër më kryesoret ishte Propozim-rregullorja për menaxhimin e varrezave dhe objektit komemorativ.
Varrezat kryesore në Prishtinë vazhdojnë të jenë gjendje të mjerueshme, ku janë me pllaka të thyera dhe të vendosura pa asnjë rregull e kriter.
Në përpjekje për të vënë rregull në këtë çështje, asambleja komunale e Prishtinës sot pikërisht ka miratuar rregulloren në fjalë.
Kishte mendime të ndryshme nga Asamblistët e Prishtinës rreth asaj se si do të duhej të plotësohet kjo rregullore.
Shefi i grupit të Lëvizjes Vetëvendosje në Asamblenë e Prishtinës, Ylli Hoxha dha idenë edhe për formimin e varrezave familjare.
Derisa propozimi i Visar Arifaj nga Partia e Fortë ishte që Ndërmarrja për Menaxhimin e Varrezave që është shërbim i Hortikulturës të ketë bashkëpunim me shërbimet fetare.
Ardian Gashi, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës tha se rregullorja është përpiluar në atë formë që të përmbush kërkesat e të gjithë qytetarëve varësisht nga përkatësia e tyre fetare.
Kjo rregullore do të mundësojë që të bëhet një menaxhim dhe organizim më i mirë i varrezave në Komunën e Prishtinës duke përfshirë edhe shërbimet si rivarrimi dhe vendosja e gurëve, ku do të mundësoj edhe që pllakat e vendosura në varre të kenë kritere.
Në këtë mënyrë, do të ndalohet vendosja e mbishkrimeve të cilat mund të jenë fyese për ndonjë bashkësi tjetër fetare apo komunitet dhe do të bëhet rregullimi i hapësirave për pllakat përkujtimore në mënyrë që të mos tejkalohet me përmasa.
Në fund, kjo rregullore u votua unanimisht nga të gjithë asamblistët e pranishëm me vetëm një abstenim. /arbresh.info/
Vrstappen mposht Fernando Alonso për të marr fitoren në Mona...
“Pushtohet” Thethi! Turistët dynden pa ardhur vera
“Çka dreqin ju solli këtu”, Kërçeli reagon ndaj von Cr...
Një i vdekur, pas përmbytjes së anijes turistike në Itali
Drita blindon Ron Brojan
Haziri kërkon që kryetarët e komunave në veri të shkojnë në ...