Kryetari i Kuvendit të Kosovës,Glauk Konjufca priti sot në takim ambasadoren e Holandës në Prishtinë Carin Lobbezoo, me të cilën bisedoi për situatën politike në vend dhe situatën me pandeminë.
Ambasadorja Lobbezoo përgëzoi Konjufca për detyrën e re dhe shfaqi shpresën se procesi zgjedhor do të përmbyllet me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Të dy palët thanë se arritja e kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19 është lajm i mirë për Kosovën dhe shfaqën shpresën që sasi të tjera të vaksinave do të sillen së shpejti në Kosovë, në mënyrë që të fillojë edhe vaksinimi i popullsisë.
Kryetari Konjufca ka thënë se në mandatin e tij synon ta dinamizojë punën në Kuvend, duke pas parasysh raportin e forcave në organin legjislativ. Në këtë kontekst, ai ka thënë se mbetet përkushtim i tij që Kuvendi të miratojë sa më shumë ligje, të cilat do të jenë në funksion të interesit qytetar./arbresh.info/

Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit