Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i kthehen sallës plenare. Aty do të diskutohet vetëm një pikë e rendit të ditës që është shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. Seanca fillon në ora 10:00.
Ndryshe buxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, apo rreth 300 milionë euro më i lartë se buxheti i vitit 2024.
Kuvendi Kosovës ditë më parë kishte votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025. Pro buxhetit kishin votuar 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë kishin abstenuar. Buxheti ka kaluar nëpër disa komisione parlamentare./rtk
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit