Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë pas vazhdimit të seancës së datës 09 korrik 2020.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se deputetët duhet të kthehen në sallë në ora 16:00, raporton arbresh.info
Pikat që kanë mbetur janë:
Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,
Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRU) për vitin 2019,
Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.
Pas përfundimit të kësaj seance do të vazhdojë ajo e dyta ku e pikë të rendit të ditës është:
Raportim i Kryeministrit dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/296692904716502/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...