Të gjithë ata qytetarë që kanë punuar në shtetin e Belgjikës dhe të Zvicrës, shumë shpejt do të kenë të drejtë t’i gëzojnë pensionet që u takojnë.
Kuvendi sot ratifikoi dy marrëveshjet në fushën e sigurimeve sociale, ajo me Zvicrën dhe Belgjikën që ishin nënshkruar këtë vit nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe përfaqësuesit e shteteve gjegjëse.
Në një deklarim për Indeksonline menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjeve, ministri Reçica ka uruar qytetarët që do të përfitojnë nga këto marrëveshjeve.
Reçica ka treguar se qytetarët që kanë punuar në këto shtete do të kenë të drejtë t’i gëzojnë pensionet kontributpaguese, pensionin bazik të moshës, pensionet familjare dhe invalidore të punës.
“Kontributi që qytetarët kanë dhënë në këto dy shtete po shpërblehet dhe të drejtat e tyre po realizohen sidomos për të gjithë ata qytetarë që kanë punuar në Zvicër ngaqë që nga ndërprerja e marrëveshjes në vitin 2010, ata nuk kanë mundur të përfitojnë nga djersa e derdhur për punën e tyre shumë vjeçare”, tha ministri.
Ministri Reçica edhe dje u kishte bërë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm në sallë për të votuar këto dy marrëveshje të rëndësishme për qytetarët tanë./Indeksonline/
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...