Kuvendi miraton rezolutën për shtesat për fëmijë

12:18 | 7 Nëntor 2018
M. A.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për shtesat e fëmijëve në Kosovë.

Sipas kësaj rezolute, Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria që të hartojë dhe zbatoj legjislacionin sa më parë, ku ndarja e shtesave duhet të fillojë gjatë vitit 2019.

Kështu u kërkua nga deputetja e AAK-së, Donika Kaja Bujupi duke cekur se në këtë rezolutë do të bëhet kategorizimi duke marr parasysh të hyrat familjare, punësimi i prindërve dhe moshës së fëmijëve.

“Kuvendi i kërkon qeverisë së Kosovës të hartoj dhe zbatojë sa më parë legjislacionin për ndarjen e shtesave për fëmijë. Kjo të hyjë në fuqi në vitin 2019. Dhe pika e tretë, duhet te merren parasysh kriteret, të hyrat familjare punësimin e prindërve dhe moshën e fëmijëve”, tha ajo.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale