Kuvendi miraton përbërjen e 16 komisioneve parlamentare

21:07 | 12 Shkurt 2026
E.G

Me 100 vota deputetësh, Kuvendi i Kosovës ka votuar përbërjen e 16 komisioneve parlamentare për legjislaturën e dhjetë.

Nga 16 komisionet parlamentare, katër janë të përhershme e 12 funksionale. Vetëvendosje do t’i kryesojë 9 komisione, PDK 3, LDK 2, Lista Serbe 1 komision e Grupi Multietnik 1 komision.

Shpërndaje në rrjete sociale