Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri marrëveshje, dy nga to me Bashkimin Evropian dhe me Republikën Federale Gjermane.
Marrëveshjet e miratuara janë në fushën e tatimit, doganave dhe bashkëfinancimit për “Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren”.
Marrëveshja e parë e miratuar nga deputetët është për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Fiscalis” të BE-së, për bashkëpunim në fushën e tatimeve. Kjo marrëveshje është miratuar me 86 votat pro të deputetëve.
Me po kaq vota është miratuar edhe marrëveshja mes Kosovës dhe BE-së, për pjesëmarrje të Kosovës në programin “Doganat” të BE-së.
Deputetët në seancën e sotme kanë miratuar me 83 vota marrëveshjen e bashkëfinancimit për projektin e “Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizrenit”, mes Kosovës dhe Republikës Federale Gjermane, i cili ka vlerë prej pesë milionë euro.
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona