Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, është i sigurt se në javën e parë të shtatorit të këtij viti do të konstituohet Kuvendi i Kosovës, me ç’rast Kadri Veseli do të zgjidhet kryeparlamentar.
Ai nuk ka dhënë shumë detaje se cili subjekt politik do ta mbështesë PAN-in për ta konstituuar legjislativin, por thotë se në bazë të bisedave me Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn e ka kuptuar një gjë të tillë.
Këto komente Shala i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, me ç’rast për vonesën e deritanishme për mosthemelimin e institucioneve qendrore e ka fajësuar LDK-në, “Vetëvendosjen” dhe PDK-në, të cilat, siç thotë ai, po udhëheqin politikë të inateve.
“Për LDK-në deri më sot ishte e mirë PDK-ja, e cila i ndihmoi ta bëjë Isa Mustafën kryeministër, kurse sot thotë se nuk bën partia e Kadri Veselit. Të gjitha partitë duhet të kenë parime, në mënyrë që të mendojnë për të mirën e vendit e jo për vetveten”, ka thënë në mes tjerash Shala në intervistën për “Zërin”.
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...