Asamblistët e Kuvendit Komunal në Prishtinë e kanë shkarkuar Fehmi Kupinën nga pozita e kryesuesit.
Vendimi u mor në mbledhjen e Kuvendit Komunal të martën, përmes votimit të fshehtë.
Për shkarkimin e Kupinës votuan 27 këshilltarë komunalë, një votoi kundër ndërsa nuk pati asnjë abstenim.
Fehmi Kupina nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur tri javë më parë ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, duke u deklaruar si kryesues i pavarur.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...