Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën ka miratuar një Rezolutë për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj i cili po mbahet në Francë me një fletëarrest serb, përcjell portali Arbresh.info.
Shefat e grupeve parlamentare kanë mbajtur një takim ku janë dakorduar për një rezolutë. Ibrahim Mehmetaj, shef i Grupit të Asamblistëve të AAK-së në Prishtinë lexoi një deklaratë të përbashkët të shefave të grupeve parlamentare të kuvendit komunal të Prishtinës. Ai tha se përmes kësaj deklarata shprehen shqetësimet në lidhje me ndalimin e Ramush Haradinaj. Ai tha se ndalimi i tij është i padrejtë kur dihet se ai ka shkuar vullnetarisht në Tribunalin e Hagës duke u shpallur dy herë i pafajshëm.
Sipas Mehmetaj lufta e UÇK dhe e Haradinaj ka qenë e drejtë dhe e pastër. “Kërkohet lirimi i tij sa më shpejt dhe që institucionet e Kosovës ta angazhohen sa më shumë në këtë drejtim”, tha Mehmetaj.
Rezoluta u miratua me votimin pro të të gjithë asamblistëve.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar nga policia franceze në bazë të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në një vendim tjetër, i cili pritet të merret shumë shpejt./Arbresh.info

Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Anulohet udhëtimi me trenin Pejë – Prishtinë për nesër
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...