Deputetja e LVV-së, Tinka Kurti ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës do ta ketë dhomën e gjidhënies.
Deputetja Kurti përmes një shkrimi në Facebook, tha se është shumë e lumtur që kërkesa e saj si kryetare e GGD-së për formimin e një dhome për gjidhënie është aprovuar.
“Kuvendi është institucioni i parë që do të ketë dhomën e gjidhënies. Këtë kërkesë e kam bërë si Kryetare e GGD-së pas tryezës që kishim mbajtur me këtë temë. Jam fort e lumtur që Kryetari i Kuvendit dhe Sekretari e kanë aprovuar dhe kjo tashmë është duke u realizuar. Deputetet dhe të punësuarat e Kuvendit të cilat kanë nevojë t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri do ta kenë së shpejti këtë hapësirë të veçantë e cila po bëhet sipas rekomandave të OBSH-së”, tha ajo.
Tutje Kurti shtoi se tjetër rekomandim i kësaj organizate është edhe hartimi i politikave përkrahëse dhe zbatimi i tyre.
“Një kërkesë e tillë do t’u dërgohet institucioneve të tjera publike. Madje inkurajohen edhe ato private. Shpresojmë se dhoma brenda Kuvendit do të jetë modeli që përhapet shpejt. Kjo është e rëndësishme për të drejtat e grave në punë. Është e rëndësishme për mirëqenien e grave gjidhënëse e të punësuara dhe nganjëherë jetike për fëmijën. Gjidhënia është mirëqenie. Gjidhënia është politike”, tha në fund Kurti./arbresh.info/
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...