Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, duke shënuar seancën e 50-të të pasuksesshme dhe duke thelluar më tej krizën institucionale.
Në mesin e krizës institucionale, ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka propozuar një zgjidhje që mund të hapë rrugën e daljes nga ngërçi politik.
Ai në një prononcim për “Front Online” deklaroi se Fatmir Limaj nga NISMA mund të jetë një kandidat kompromisi për zgjidhjen e krizës.
“Zgjidhja më e mirë do ishte arritja e një konsensusi rreth një kandidati të pranueshëm për të gjithë, dhe jo zgjedhjet e reja që vetëm do thellonin krizën. Fatmir Limaj mund të jetë një kandidat kompromisi, por kjo varet nga gatishmëria e palëve”, u shpreh Pacolli.
Pacolli tha se situata e tanishme në Kuvend është alarmante dhe e pa precedent.
“Situata e bllokimit të Kuvendit pas krejt këto seancash është alarmante dhe pa precedent. Faji është i përbashkët, pozita dhe opozita po dështojnë të gjejnë një zgjidhje për hir të interesit qytetar”, tha Pacolli për Front Online.
Sipas tij, përgjegjësia për të zhbllokuar këtë situatë bie mbi kryeministrin.
“Normalisht përgjigjen për kitë e ka kryeministri, ai duhet te bene zgjidhje!”, deklaroi Pacolli.
Behgjet Pacolli: Nisja e urave në Ibër është një hap i ndjeshëm që duhet trajtuar me dialog
Vendosja e gurthemelit për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër nga Qeveria e Kosovës ka shkaktuar reagime të shumta, me kritika nga opozita e përfaqësues të komuniteteve në veri ku kanë ngritur shqetësime për mungesën e konsultimeve me komunitetin lokal dhe rrezikun e tensioneve ndëretnike në Mitrovicë.
Derisa, qeveria e ka prezantuar projektin si pjesë të zhvillimit infrastrukturor dhe integrimit të pjesës veriore me pjesën tjetër të vendit, ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se nisja e urave duhet të trajtohet me dialog.
“Nisja e urave në Ibër është një hap i ndjeshëm që duhet trajtuar me transparencë dhe dialog”, deklaroi Pacolli.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...