Kuvendi i Kosovës është sqaruar për seancën e sotme plenare, për të cilën pati deklarime se prezenca e Listës Serbe ndërlidhet me mos humbjen e mandatit të tyre.
Në komunikatën e dërguar për media bëhet e ditur se seanca është caktuar nga Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e datës 24 qershor 2024, bazuar në vëllimin e materialit për shqyrtim.
“Asnjë deputeti, përfshirë deputetët nga radhët e Listës Serbe, nuk do t’u humbiste mandati në rast të mos mbajtjes së seancës së sotme. Deputetët nga radhët e Listës Serbe herën e fundit ishin evidentuar si pjesëmarrës në seancë më 8 shkurt 2024. Rrjedhimisht të njëjtëve, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit, nuk do t’iu mbaronin mandatet deri në fillim të muajit gusht”, thuhet në komunikatë.
Tutje Kuvendi njofton se punimet në sallën e seancave pritet të përfundojnë gjatë pushimit midis dy sesioneve dhe për rrjedhojë, deri në përfundim të sesionit pranveror, seancat do të mbahen në sallën 506 sikurse sot.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...