Kanë përfunduar diskutimet për ndryshimet e amendamenteve Kushtetuese në Kuvendin e Kosovës. I fundit që foli ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, kurse aktualisht në foltore është zv/kryeministrit Hashim Thaçi.
Pas fjalimit të Thaçit priten të hidhen në votim ndryshimet Kushtetuese që i hapin rrugë ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale (Dhomave të Specialiazuara).
Një burim brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, i tha KosovaPressit, se për momentin janë duke pritur përgjigjen pozitive nga dy deputetët turq, në mënyrë që të hyjnë në votim për ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Ky burim konfirmon se LDK nuk do të pajtohet që votimi të jetë i fshehtë.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj