Vonesat e shpeshta në furnizim me barna nëpër institucionet shëndetësore publike janë pasojë e procedurave të prokurimit.
E për shkak të kushtit që fitues të shpallet operatori ekonomik me çmimin më të lirë, profesionistët shëndetësorë ankohen për cilësi të dobët të barnave e aparatura jo të mira, raporton KTV.
I pari i shëndetësisë në vend, ministri Imet Rrahmani, ka kërkuar në qeveri që në plotësim-ndryshimin e ligjit të prokurimit të ketë specifika të veçanta për këtë fushë.
Por ata që e bëjnë ligjin, nuk po pajtohen me këtë.
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, që është anëtare e komisionit për legjislacion, ka thënë se kjo kërkesë nënkupton zyrtarizimin e korrupsionit.
Derisa krerë të institucioneve shëndetësore e shohin si pengesë ligjin e prokurimit, ligjbërësit thonë se përkundrazi, pengesë është moszbatimi i tij.
Raportimet e organizatave të ndryshme e gjetjet e auditorit flasin se institucionet shëndetësore janë përballur me mungesë barnash e mosfunksionim të aparaturave, transmeton Koha.net.
Nga gjithë kjo situatë më të dëmtuar janë pacientët, derisa kompani e persona të caktuar kanë përfituar shumë.
Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
Zbulohen pamjet, dasma Elijonës dhe Klodit do të mbahet jash...
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas