Gjykata Kushtetuese ende nuk i ka kthyer përgjigje presidentit Hashim Thaçi në kërkesën e tij për të sqaruar nëse marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti konsiderohen të ratifikuara ose nëse patjetër duhet të ratifikohen edhe nga Kuvendi.
Madje, Kushtetuesja ka kërkuar sqarime shtesë nga Zyra e Presidentit. Afati i fundit për dorëzimin e këtyre sqarimeve është 24 dhjetori (sot).
Më 4 shtator presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kishte kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese të Nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, specifikisht pjesës e cila ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Thaçi kishte kërkuar që Gjykata të sqaronte nëse konsiderohen të ratifikuara marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti, kështu pa pasur nevojë që ato të dërgohen në Kuvend për miratim me votat e dy të tretave (2/3) të deputetëve.
Por gardiania e Kushtetutës ende nuk ka dhënë përgjigje në këtë kërkesë, madje ka kërkuar sqarime shtesë nga parashtruesi i kësaj kërkese.
Vance: Trump ende synon një zgjidhje diplomatike me Iranin
Rama publikon pamje nga Portugalia: Edhe atje ka rrëshqitje ...
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...