Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.
“Gjykata Kushtetuese ka shpallur kërkesën e parashtruesit të papranueshme,” thuhet në njoftimin e ZRRE-së.
Sipas këtij institucioni, vendimi i Gjykatës konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të marra dhe të procesit në tërësi.
“Ky vendim konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të ZRRE-së dhe të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë”, thekson njoftimi.
ZRRE bën të ditur se do të vazhdojë me zbatimin e këtij procesi në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“ZRRE vazhdon zbatimin e plotë të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje të plotë me ligjin përkatës, me qëllim krijimin e një tregu konkurrues, transparent dhe efikas, në interes të të gjithë konsumatorëve,” thuhet më tej.
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...
Krasniqi: Komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin
Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emoc...