Veprimtari dhe intelektuali i njohur, Xhafer Murtezaj, rrëfeu si rrallë herë në detaje ditët e vështira pas masakrës në Prekaz mbi familjen heroike Jashari.
Murtezaj tha se pas vrasjes, fillimisht 53 anëtarët e Jasharëve u dërguan në morg e pastaj iu dorëzuan banorëve për t’i varrosur, teksa rrëfeu në vazhdim të gjitha vështirësitë që i patën për të kryer varrimin e tyre duke filluar deri te frika e banorëve e deri te mungesa e mediave.
“Të enjten ka fillu lufta, ka zgjat të premten deri të shtunën. Të dielën i kanë marr trupat, i kanë çu në morg, i kanë kthy diku kah ora 1 ose 2 e natës. Kanë thanë më i marr me i çu me i varros të hënën. I kanë marr i kanë çu me një depo. Asnjë njeri nuk ka pas mundësi atë ditë me dalë, se s’kanë guxu. Tre vetë i kanë ru kufomat atë ditë”, u shpreh Murtezaj në emisionin ‘Fakte me Adnan Merovcin’
“E kanë gjetë nënën Salë, e ka pas një goditje nga një predhë, si duket kur ka ra granata e ka rrëzu murin dhe e ka godit, e kishte pas mbulu muri. Po flas për datën 10. E kemi çu, e kemi shti nër shtëpi të Jasharajve. Kemi fillu me i çelë varret. Atë ditë asnjë media se kanë leju me hy. Atë ditë e kemi gjetë edhe familjen e Xhafer Jasharit, vetë i 11-ti, prej të enjtes deri më datën 10 që kishin pas ndejt me njëfarë bodrumi. I kemi nxjerr, i kemi mbulu me batanije, sepse policia ka qenë me autbolinda, frikësoheshim se po na i marrin”, shtoi ai.
Murtezaj vazhdoi të tregonte në detaje ditën e varrimit të Jasharëve, teksa tha se nga Komuna e Gjakovës i erdhën 56 arkivole, por “në të vërtetë, ne i kemi çelë veç 53 varre se në bazë të shënimeve kush ka munguar janë kanë 56, por veç 53 kufoma janë kanë”.
Kush ishin njerëzit të cilët ruajtën kufomat e Jasharëve, si u mundësua varrimi i tyre, cili hoxhë ndihmoi, cilat media ndërkombëtare përcollën ngjarjen, pse nuk u bë varrimi menjëherë, çfarë iu tha banorëve komandanti serb i policisë në Skenderaj, pse u raportua se janë varrosur kur në fakt nuk ishin varrosur ende, këto dhe shumë detaje tjera në këtë rrëfim ekskluziv mund t’i dëgjoni në videon në vijim:
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...