Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë sqarime mbi pikëpyetjet e shumta se kujt i takon paga e 13-të.
Në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Murati deklaroi se paga e 13-të iu takon punonjësve publikë që kanë marrë pagë që 12 apo më shumë muaj.
“Sa i përket pagës së 13-të, parashihet të vjen për ata që i kanë marrë 12 paga.
Nëse dikush ka filluar rishtazi, do ta marrë pagën e 13-të vitin e ardhshëm. Paga e 13-të paguhet për punëtorët që kanë marrë pagë prej buxhetit të shtetit, por që kanë punuar më shumë se 12 muaj” deklaroi Murati.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se paga e 13-të do të ekzekutohet porsa të votohet në Kuvend buxheti i këtij viti.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...