Sot edhe zyrtarisht Ramush Haradinaj mori postin e kryeministrit të Kosovës.
Ndonëse kryeministri ende nuk e ka bërë publik gjithë kabinetin e tij, Meliza Haradinaj do të jetë pjesë e tij.
Meliza do të ketë pozitën e këshilltares politike në Qeverinë Haradinaj.
Këshilltarja e kryeministrit ka kryer studimet bachelor në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), në drejtimin politika publike. Studimet postdiplomatike, Haradinaj i kreu në Universitetin e Oxfortit, përmes bursës së qeverisë britanike, në drejtimin Diplomaci.
Pas përfundimit të studimeve, ajo u rikthye në Kosovë për t’i shërbyer vendit. Ajo u zgjodh asambleiste në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë vitit 2009-2013, ndërkaq më vonë themeloi edhe Institutin Kosovar për Diplomaci, organizatë kjo për avancimin e interesit shtetëror të Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare.
Meliza është pjesë e kryesisë së AAK-së, ndërkaq edhe pse mbanë mbiemrin Haradinaj, ajo nuk ka asnjë lidhje gjaku me kryeministrit e Kosovës.
Meliza është e martuar dhe ka dy fëmijë./Indeksonline/

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...