Juristja e mediave, Flutura Kusari ka thënë se dëmi që i është bërë kredibilitetit të RTK-se është vështirë i rikuperueshëm.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se shkarkimet e personave përgjegjës do të ndihmonin sado pak, shkruan Arbresh.info.
Tutje ajo i ka përgëzuar gazetarët dhe redaktorët të cilët po distancohen nga politika redaktoriale e RTK-së.
“Ju lumte gazetareve qe po distancohen nga politika redaktoriale e RTK-se, politike kjo qe e ka leju propaganden e VV-se me e helmu publikun me informacione te kontaminuara”, ka shkruar Kusari.
Ndryshe, RTK ka publikuar një lajm nga një medium boshnjak i cili raportonte me burime anonime se dy media kosovare, financoheshin nga Milan Radoiçiq./Arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...