Deputetja nga Alternativa, Mimoza Kusari – Lila, pas dështimit të 33-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka kritikuar opozitën e deritanishme për mos votim.
“Me të vërtetë nëse kjo situatë vazhdon në një formë amullie të paqartë, atëherë po tregon që mos pjesëmarrja e tyre në votim nuk përkon me përgjegjësinë të cilën e kanë marrë”, ka thënë ajo.
Kusari –Lila ka thënë se nuk po votohet individi, por komisioni për votimin e kryekuvendarit.
“Në të gjitha interpretimet që po i dëgjoj, po besoj që ka më tepër zell të brendshëm lokal për të përfshirë në një formë ose tjetër, sesa që kam parë referencë të saktë për ngjarjet në Kosovë. Sot kam dëgjuar interpretimin se presidenti Trump ka bërë thirrje për konstituim të institucioneve, besoj që me krejt çka po ndodh në botë, pak ose fare vëmendje ne si shtet apo si Ballkan kemi në agjendën e tyre”, ka thënë ajo./rtk
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...