Kusari-Lila viziton Tropojën

19:21 | 20 Janar 2016
M. A.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, me bashkëpunëtorë dhe disa anëtarë të grupit të vrapimit, Gërmia 555, sot janë pritur nga kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj.

Ky i fundit  ka falenderuar të parën e Gjakovës për vizitën e saj në Bajram Curr dhe për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjakovës dhe Bashkisë së Tropojes.

Dushaj ka theksuar që bashkia e Tropojës është duke punuar bashkë me Komunën e Gjakovës që sa më shpejtë të realizohen projektet ndërkufitare infrastrukturore si dhe ato në bujqësi e turizëm, ku bashkërisht do të aplikojmë për këto projekte edhe nga fondet e Bashkimit Evropian. Si pjesë të promovimit të kësaj zone do të jetë edhe organizimi i shënimit të shtegut të maratonës së parë ndërkufitare nga Gjakova në Bajram Curr me iniciativën e kryetares Mimoza Kusari Lila dhe grupit të vrapimit.

Ajo theksoi se tashmë është themeluar edhe zyra e Fondit Zhvillimor Shqiptar në Gjakovë, zyre kjo që do të punoj për projektet tashmë të miratuara nga qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë. Po ashtu, për qëllimim e kësaj vizite, Kusari Lila ka njoftuar që këtë vit, më 14 shkurt, bashkë me grupin e vrapimit planifikojnë të zhvillojnë shënimin e shtegut të maratonës së parë ndërkufitare prej Gjakovës në Bajram Curr në gjatësi prej 42km, për të promovuar shtegun e maratonës në bukuritë e Alpeve Shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale