Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka reaguar pas sulmit ndaj dy të rinjëve në Shtërpcë.
Kusari-Lila ka thënë se sulmi i sotëm është sulm makabër ndaj të drejtës elementare të qytetarëve dhe sulm direkt ndaj Kosovës.
Kusari – Lila shtoi se sulmi, si i tillë është akt i izoluar i një individi, i cili sipas saj, me këtë vepër s’e përfaqëson asnjë institucion, politikë apo synim të shumicës.
“Përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e të dyshuarit për veprën dhe presim veprime të njëjta nga organet e drejtësisë për të ndriçuar secilin detaj që lidhet me këtë vepër të rëndë”, ka shkruar Kusari – Lila në Facebook.
Tutje, ajo tha se Kosova si shtet i lirë është shtëpi e të gjitha komuniteteve pa dallim, ndërsa siç tha ajo, institucionet e vendit janë të përkushtuara për të siguruar mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë./arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...