Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Salih Mustafës.
Kusari-Lila tha se qëndrimi i LVV-së ndaj Gjykatës në Hagë është tashmë i ditur dhe është konsideruar i gabueshëm.
Ajo shprehet se Vetëvendosja ka qenë grupi i vetëm parlamentar që nuk e ka mbështetur.
“Në fakt unë atë lajme e pash sa ishim në mbledhjen e kryesisë, qëndrimi i LVV-së në raport me gjykatën tash është i ditur, është konsideruar si vendim i gabueshëm, nuk e kanë mbështetur këtë vendim. Fatkeqësisht ka qenë grupi i vetëm parlamentar që nuk e ka mbështetur, tashmë pjesën tjetër janë pasojat i një veprimi i cili ka ndodhur në kuvendin e Kosovës, pasojat po i bëjnë të tjerët e po i bart edhe vendi në raport më ekon që e japin vendime të tilla. Përderisa, ende sot në Kosovë arrestohen ata të cilët kanë kryer krime lufte ndaj popullatës civile. Kemi pasur ditëve të fundit tashmë një apo dy arrestime të ish-policëve serbo-sllave dhe në ketë formë njëjtë si është argumentuar LVV asokohe kur është votuar synon të barazojë agresorin më viktimën dhe është tepër e rendë”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se, Gjykata Speciale sot dënoi Salih Mustafën me 26 vjet burg, me akuza për krime lufte. /arbresh.info/
lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT: Specialja e dënon Salih Mustafën me 26 vjet burgim
Adri dhe Iliriana urojnë Bajramin me një video simpatike
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari
Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për Fitër Ba...
Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati n...
Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Z...
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...