Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se TVSH shpesh përmendet si zgjidhje e shpejtë për uljen e çmimeve të naftës, por realiteti është më kompleks.
Para mediave, ajo ka thënë se largimi i TVSH-së nuk është zgjidhje sepse nuk ofron asnjë garanci.
Tutje, Kusari – Lila ka thënë se mekanizmat mbrojtës të shtetit janë të kufizuara për shkak të pezullimit të Ligjit për çmimet tavan, i cili është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
“TVSH shpesh përmendet si zgjidhje e shpejtë për uljen e çmimeve të naftës, por realiteti është më kompleks. Edhe nëse hiqet apo ulet TVSH-ja, nuk ka garanci që kjo do të reflektohet te çmimet finale për qytetarët. Ekziston rreziku real që operatorët ekonomikë të mbajnë të njëjtat çmime, duke mos e reflektuar uljen në çmimin final. Në anën tjetër, mekanizmat mbrojtës të shtetit për efektet te produktet e tjera janë të kufizuara, për shkak të pezullimit të Ligjit për çmimet tavan, pasi i njëjti është dërguar në Gjykatën Kushtetuese”- ka thënë ajo.
Kusari-Lila tutje ka thënë se sot vërehet një rënie e çmimit të derivateve të importuara.
Sipas saj, rënia e çmimit për litër, krahasuar me ditën e djeshme, është 0.03 €/l.
“Prandaj, diskutimi për çmimet nuk duhet të fokusohet vetëm te TVSH-ja, por në një qasje më të gjerë që siguron transparencë, konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje reale për konsumatorin. Ndërkohë, sot vërehet një rënie e çmimit të derivateve të importuara. Rënia e çmimit për litër, krahasuar me ditën e djeshme, është 0.03 €/l. Inspektorati Qendror dhe Administrata Tatimore, në bashkërendim me Doganat e Kosovës, do të vazhdojnë monitorimin strikt të tregut të brendshëm”, ka thënë ajo./Arbresh.info
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...