Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka mbajtur një takim me bashkatdhetarët për ecurinë e projekteve aktuale në komunën e Gjakovës, ku ndër të tjera ka potencuar implementimin e projektit të furnizimit më ujë të pijshëm për 35 fshatra, e cila arrin vlerën e përgjithshme prej 1.7 milionë euro, projekt ky që realizohet nga qeveria zvicerane.
Projekt tjetër me rëndësi që ishte në fokusim të realizimit për një infrastrukturë bashkëkokohore, kryetarja Kusari- Lila përmendi projektin që mbështetet nga qeveritë zvicerane dhe gjermane për trajtimin e ujërave të zeza, që arrin vlerën në 16 milionë euro, e që së shpejti pritet fillimi i punimeve të fazës së parë.
Kusari-Lila ka folur edhe për shumë projekte tjera të komunës ndërsa bashkatdhetarët janë interesuar kryesisht për lokalitetet dhe rrugët ku banojnë familjarët e tyre në komunën e Gjakovës.
Tri gra në kryesinë e re të Kuvendit të Kosovës
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...