Kusari-Lila: Historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë

09:19 | 26 Mars 2020
A Z

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.

Ajo në një postim ka thënë se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë.

lg.php.gifKusari-Lila shtoi se do të ketë edhe shumë fitore tjera për njerëzit e Kosovës.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosova jonë,

Dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.

Ashtu sikur e prezentova në fjalimin tim dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimim e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore.

Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe.

Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë.

Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerzit e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale