Deputetja Mimoza Kusari Lila ka thënë sot para nisjes së seancës konstituive se ka mundësi që sonte të mbahen dy seanca.
Ajo theksoi se sot është shumë e rëndësishme që sot të votohet për kryetarin, nënkryetarët dhe pastaj të mund të procedohet me qeverinë.
“Kemi ardhur në ditët dhe javët e fundit kur shumë procese në Republikën tonë mund të rrezikohen, përfshirë miratimin e buxhetit, miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat disa prej tyre, një në fakt ka afat deri në fund të kësaj jave.
Është shumë e rëndësishme që sot të votohet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, për kryetarin e Kuvendit, nënkryetarët e Kuvendit, dhe pastaj të votohet qeveria që mund të procedojë me punë sa më parë… Ka gjasë që sonte të jenë dy seanca. Gjegjësisht sot të jenë dy seanca: njëra që fillon në orën 17:00, që ka të bëjë me organet e Kuvendit, dhe tjetra e cila fillon pastaj varësisht nga sa do të zgjasë kjo e para, që nuk besoj shumë”, u shpreh ajo.
Kusari tutje tha se është për t’u përshëndetur qasja bashkëpunuese e të gjitha grupeve politike të përfaqësuara në Kuvend në mbledhjen e djeshme të ftuar nga kryetari i deritashëm i Kuvendit.
Ajo thotë se nuk asgjë nuk ka ndryshuar në raport me Listën Serbe.
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...