Juristja e fushës së medias, Flutura Kusari ka përmbledhur komplet kronologjinë e tentativës për mbylljen e Klan Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook ajo ka listuar një listë të datave ku ka përshkruar kronologjia e tentativës për të mbyllur televizionin Klan Kosova, përcjell Arbresh.info
Më poshtë gjeni të plotë postimin e Kusarit:
Kronologjia e tentativës për të mbyllur televizionin Klan Kosova
?? ??????? ???? – ARBK vendosë të pezullojë certifikatën e biznesit të medias Klan Kosova
?? ??????? ???? – ARBK korrekton vendimin e parë për shkak se titulli i ligjit ishte gabim
?? ??????? ???? – KPM, në mbledhjen e saj të rregullt, kërkon nga Klan Kosova të ofrojë dokumentacionin e nevojshëm për mbajtje të licenses
?? ??????? ???? – Klan Kosova përditëson certifikatën e biznesit në Maqedoni
?? ??????? ???? – Klan Kosova dorëzon certifikatën e përditësuar në ARBK
?? ??????? ???? – ARBK pranon dokumentin e përditësuar dhe me të drejtë anulon vendimin e datës 14 qershor 2023
?? ??????? ???? – Klan Kosova informohet zyrtarisht nga ARBK që certifikata e biznesit të tyre është në rregull
?? ??????? ???? – Ministrja e MINT suspendon nga puna drejtoren e ARBK-së që ka pranuar dokumentet e përditësuara të Klan Kosova
?? ??????? ???? – Ministrja e MINT e bën ushtrues drejtore në ARBK motren e deputetit të VV-së
?? ??????? ???? – U.D e ARBK anulon vendimin për të anuluar vendimin e datës 14 qershor (pra e anulon vendimin e ish drejtores së ARBK)
?? ??????? ???? – Vendimi për anulimin i komunikohet Klan Kosova
?? ??????? ???? – Klan Kosova ushtron ankesë kundër vendimit të datës 14 dhe 15 qershor pranë Komisionit per Shqyrtimin e Ankesave per Regjistrimin e
Bizneseve, përbërjen e të cilit e cakton ministrja. Komisioni duhej të vendoste brenda dy javësh.
?? ?????? ???? – Komisioni shtyn afatin edhe për dy javë të tjera
?? ?????? ???? – Komisioni vendosë të refuzojë ankesën e Klan Kosova
?? ?????? ???? – në një protestë mbresëlënëse, qindra gazetarë, punëtorë të medias, aktivistë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare protestojnë kundër mbylljes së Klan Kosova dhe për liri të medias
?? ?????? ????- Klan Kosova i drejtohet Gjykatës Komerciale me a) padi për konflikt administrativ dhe b) propozim për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të MINT që quhet masë e sigurisë. (shpjegimet e procedurave i bej me vone)
? ????? ???? – Gjykata Komerciale duhet të vendosë deri më së largu 4 gusht për masën e sigurisë.
?? ??????? ???? – ? ????? ???? – kundër vendimit reagojnë aktivistë, organizata vendore dhe ndërkombëtare/globale, përfshirë shtetet e Quint.
ARBK – Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës
MINT – Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
KPM – Komisioni i Pavarur për Media.
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...