Kurtit i pengon transparenca e Thaçit me qytetarët

17:22 | 27 Dhjetor 2019
M. A.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka kthyer një përgjigje zyrtare presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Por, Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti që gjithmonë e kanë akuzuar Thaçin për mungesë transparence, tani e kanë akuzuar atë për publikimin e letrave të Thaçit në mjetet e informimit.

Krijimi i institucioneve të reja dhe informimi i qytetarëve për çdo zhvillim që ndodh rreth përpjekjeve politike është interesi më i madh i publikut, por si duket Kurtit tani kjo nuk po i pëlqen./arbresh.info/

Letra e Albin Kurtit dërguar Presidentit pas ftesës së dytë

Shpërndaje në rrjete sociale