Kurti: Zgjedhjet e reja s’na konvenojnë sepse zhduket opozita, unë dua t’i mundim, jo t’i zhdukim

12:00 | 18 Shtator 2023
A Z

I pyetur rreth kërkesës së opozitës për zgjedhjet e reja, kryeministri i vendit Albin Kurti ka një përgjigje për ta.

Kurti tha se zgjedhjet e parakohshme s’i konvenojnë opozitës, pasi zhduken dhe pozitës nuk i konvenon me mbet pa opozitë.

“Opozita kërkon dorëheqjen time herë shkarkimin tim e herë zgjedhje. Zgjedhjet nuk i konvenojnë as opozitës as pozitës”, tha Kurti.

“Opozitës nuk i konvenon se nuk fiton e pozitës nuk i konvenon me mbet pa opozitë”, u përgjigj Kurti në konferencën për media./Arbresh.info/