Kurti: Vuçiq autorizoi Radoiçiqin që të ndërhyjë në zgjedhjet e 9 shkurtit

11:35 | 9 Mars 2025
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka akuzuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë përmes kryekriminelit, Millan Radoiçiq dhe Listës Serbi.

Në një konferencë për media, Kurti theksoi se aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme t’i dëmtoj subjektet rivale serbe në Kosovë veçanërisht partinë e Nenad Rashiqit, dhe Aleksander Arsienoviqit, shkruan Arbresh.info.

Kurti thekson se përfaqësuesit e caktuar nga të gjitha subjektet politike serbe janë tërhequr nga gara pas kërcënimeve nga Serbia.

“Disa subjekte politike serbe në Kosovë kanë dhënë dorëheqje nga zgjedhje për shkak të kërcënimeve nga Serbia. Kemi identifikuar shtatë instanca shtetëror e jo shtetëror të Serbisë, i pari është Vuçiq, i dyti Radoiçiq, Petkoviq, BIA, mediat serbe të kontrolluar nga pushteti në Beograd, Lista Serbie dhe struktura ilegale”, tha Kurti.

Ndërsa, kreu i ekzekutivit kosovar ka potencuar se janë përdorur të paktën 10 metoda për ndërhyrje në zgjedhje, siç janë joshja financiare prej 20 mijë dinarësh apo 170 euro për personat madhore që janë të papunë, kursimi financiar si shtesa për fëmijë, ndihma sociale, shantazhe e kërcënime, etj.

“Sipas urdhrit, votuesit janë kërcënuar se nëse nuk do ta votojnë Listën Serbe do të kenë pasoja. Pjesëtar të strukturave ilegale serbe janë kërcënuar nga Millan Radoiciq përmes kryetarit të komunës ilegale të Mitrovicës së veriut, që të raportojnë të gjithë ata persona që do ta votojnë listën Serbe që të nënshkruhen në listat, ndërsa ata që nuk do ta votojnë t’i bojkotojnë zgjedhjet”, tha Kurti
Po ashtu, Kurti përmendi edhe emrat e shtatë personave nga Lista Serbe që qytetarët serb janë obliguar të votojnë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale