Kryeministri në detyrë, që është edhe kryetar i LVV-së, Albin Kurti i ka thënë myftiut Naim Tërnava se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, po synojnë betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, si dhe votimin e Qeverisë.
Gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Kurti është pyetur nga myftiu Tërnava nëse “pushuan pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”. Kurti ka theksuar se pas certifikimit të rezultateve do të jetë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
“Pasi u publikuan rezultatet, është një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë me u zgjedh edhe kryetari, kryesia, edhe qeveria siç e kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë”, ka thënë Kurti.
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...