Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka vizituar varrin e legjendës së futbollit e të sportit, Fadil Vokrrit në dy vjetorin e vdekjes së tij.
Kurti përmes një postimi në facebook ka shkruar se fitoret e Prishtinës ishin të lidhura me emrin e tij, shkruan arbresh.info.

Sipas Kurtit, Vokrri punoi shumë e pa u lodhur për pasionin e vajzave e djemve tanë
“Bashkë me deputetët z. Shpejtim Bulliqi, znj. Saranda Bogujevci, z. Fitim Haziri dhe z. Yll Rugova nderuam veprën dhe jetën e Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit e të sportit, në dy vjetorin e vdekjes së tij.
Fitoret e Prishtinës ishin të lidhura me emrin e tij. Vokrri ishte arsyeja e fitores sepse kur topi ishte në këmbën e tij ai e pushtonte fushën. Tregojnë bashkëlojtarët e tij me gjysëm shaka: ‘kur ndeshja ishte sfilitëse dhe donim të pushonim ia kalonim topin Fadilit’. Kështu ishte edhe në Federatë. Punoi shumë e pa u lodhur për pasionin e vajzave e djemve tanë”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe sot homazhe te varri i Vokrrit do të bëjë edhe ministrja e Kulturës dhe Sportit, Vlora Dumoshi./arbresh.info/


77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...