Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në inaugurimin e Parkut të Teknologjisë Digjitale “Tech Park Prishtina”, i cili synon të ndikojë te kompanitë e TIK-ut, startup-et e maturuara, profesionistët, studentët e TIK-ut dhe institucionet e hulumtimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se shuma e investimit është 1.2 milion euro por që vlera e Parukut, nuk ka çmim dhe nuk ka kufi të mundësive për të rinj dhe të rejat, dhe ekosistemin e inovacionit në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
““Tech Park Prishtina” është në pronësi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. E përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe bashkëpunimit me qeverinë gjermane jemi duke i investuar edhe 13 milionë euro, prej të cilave tetë nga Qeveria jonë, në infrastrukturën dhe zhvillimin e Parkut të Trajnimeve dhe Inovacionit (ITP) në Prizren. Kurse nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë është themeluar qendra për ekselencë digjitale, në kuadër të së cilës janë krijuar laboratori për printim dhe skanim 3D, qendra e të dhënave të rrjetit akademik dhe kërkimor të Kosovës (KREN), si dhe klasat e pajisura për trajnime në fushën e TIK-ut. Kjo qendër do të vazhdojë të zgjerohet me laborator të TIK-ut edhe me pilotim të 5G.”, tha Kurti.
Tutje, ai tha se investimet në infrastrukturë dhe shtimi i kapaciteteve tona njerëzore në këtë fushë, dëshmojnë përkushtimin tonë për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit, që janë themele të ekonomisë së shekullit XXI./Arbresh.info/
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...