I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përmbylli ditën e sotme me vizitë në shtëpinë e Kadri Zekës. Aty u mirëprit dhe bashkëbisedoi me bacën Shaip, vëllaun e heroit Kadri Zeka.
Gjatë ditës kryeministri Kurti kishte organizuar dhe kishte marrë pjesë në akademinë përkujtimore të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës me rastin e 40-vjetorit të vrasjes së tyre dhe pastaj edhe në “Akademinë e Flakës”, kushtuar po ashtu jetës dhe veprës së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, si dhe Nuhi Berishës, Rexhep Malajt, Zija Shemsiut e veprimtarëve tjerë./arbresh.info/
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë