Në kuadër të shënimit të 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të bëjë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ceremonia pritet të mbahet në orën 11:15.
Ndryshe, kanë kaluar 26 vjet që nga dita kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, më 12 qershor 1999, duke i dhënë fund fushatës së dhunshme të regjimit serb ndaj popullatës shqiptare. Kjo ndërhyrje historike erdhi pas 78 ditë bombardimesh ajrore të Aleancës Veriatlantike mbi caqet ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi./Arbresh.info
27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...
Ndeshja historike, Rama thirrje kryetarëve të komunave: T’i ...