Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të diel ka vizituar për ngushëllime familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë.
I pari i Qeverisë takoi familjen e Valentina Zhubi Binakajt në fshatin Baballoq të Deçanit dhe të Gjylë Malokut në Junik, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër të lënduarve që të tejkalojnë më lehtë pasojat e aksidentit.
Gjatë javës, shefi i ekzekutivit ka vizituar edhe familjet e tetë viktimave të tjera që ndërruan jetë si pasojë e aksidentit të autobusit me targa kosovare, që po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë.
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...