Pas vizitës në familjen e heroit, Afrim Bunjaku, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar edhe familjen e heroit tjetër të Policisë së Kosovës, Enver Zymerit.
“Nga aty, me dy djemtë e Afrim Bunjakut, Fatlumin e Jetlumin vizituam familjen e Enver Zymerit. Na pritën vëllau Egzoni, gruaja Drita, djali Sokoli, vajzat Luljeta e Rinesa, axha Ramadani dhe shumë të tjerë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Lexo edhe:
Në ditën e fundit të vitit, Kurti viziton familjen e Afrim Bunjakut në Samadrexhë të Vushtrrisë
Mes tjerash, Kurti tha se me babin e Enver Zymerit ka ndarë të njëjtën qeli për një vit, në burg të Serbisë.
“Enverin e kujtoj dy herë. Një herë për shërbimin dhe sakrificën e tij dhe një herë tjetër për Bacën Rremë, babain e tij, Muharremin, shokun tim të burgut, me të cilin e kam ndarë të njëjtën qeli për një vit, në burg të Serbisë, e i cili ndërroi jetë para dy vitesh”, tha Kurti.
“Festat e fundvitit do të ishin më të plota me Afrimin e Enverin, por ne nuk i harrojmë asnjëherë sepse ata janë historia krenare e Republikës sonë”, tha Kurti./Arbresh.info/
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...