Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar familjen e dëshmorit të kombit, Shpëtim Bojku.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve është themeli i shtetit dhe i lirisë që e gëzojmë, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai tha se nderimi për veprën e tyre është i përhershëm siç është edhe mirënjohja për familjet e tyre.
“Në Pejë vizituam familjen e dëshmorit të kombit, Shpëtim Bojku. Një luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me trimëri e përkushtim të pashoq luftoi për çlirimin e atdheut. Në betejën e lavdishme të Koshares, duke luftuar ballë për ballë me forcat serbe, më 28 prill 1999, Shpëtim Bojku ra heroikisht në fushëbetejë.”, shkroi ai.
“Sakrifica e tij dhe e të gjithë të rënëve për liri mbetet frymëzim i përhershëm për të punuar me përkushtim për Republikën tonë!”, u shpreh Kurti.
“Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, tha Kurti.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...