Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të diel ka bërë homazhe te varrezat e heronjve, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se e ka vizituar edhe familjen Dehari, pasi djali i tyre Arbnori kishte ditëlindjen, ai vdiq në rrethana ende të pasqaruara.
“Deri në rënien e tyre heroike Iliri dhe Dr. Haziri kanë qenë punëtorë të luftës çlirimtare dhe luftëtarë që çlirimin e vendit e kishin punë të përditshme. 23 vjet pas rënies së tyre ia kujtojmë vetes si qeveri e institucione rrugën dhe sakrificën e tyre, gjithnjë për hir të së ardhmes sonë dhe të brezave që do të vijnë”.
“Nëna Xhemile na e dha për ta shfletuar albumin me fotografitë e fëmijërisë së Arbnorit. Babai i tij Avniu në rininë e tij dukej porsi Arbnori aktivist i VETËVENDOSJE!-s, kurse nëna Xhemile porsi vajza e saj Albana sot, motra e Arbnorit dhe Astritit!”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...